Çfarë do të ndodhë me 15 prill? Analisti jep paralajmërimin: Nëse Vetëvendosje dështon, atëherë...

Politika

Çfarë do të ndodhë me 15 prill? Analisti jep paralajmërimin: Nëse Vetëvendosje dështon, atëherë...

Nga: P.R. Më: 14 prill 2025 Në ora: 11:46
Albin Kurti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datën kur pritet të mbahet seanca konstituive e Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Por kur kanë mbetur edhe një ditë kohë, ende nuk dihet nëse Lëvizja Vetëvendosje e cila është partia me më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit do të arrijë të e formojë qeverinë. Deri më tani Vetëvendosje ka 48 deputetë, pa llogaritur edhe ata nga pakicat jo shumicë serbe.

Nga Vetëvendosje ditëve të fundit është bërë e ditur se për ta formuar qeverinë, ata kanë nevojë për votat e njërës nga partitë opozitare, apo Nismës Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e fundit garoi bashkë me AAK-në në koalicion dhe arriti që të sigurojë tre deputetë.

E lidhur me zhvillimet e mundshme, analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore në vend, Blerim Burjani thotë se para caktimit të seancës konstituive, partitë politike duhet të merren vesh ndërmjet veti, përndryshe do të dështojë seanca konstituive.

"Së pari duhet të përgatiten partitë për procedim dhe konstituim, duhet të merren vesh se deri ku mund të mbërrijnë në konstituim, a munden brenda 48 orëve me u konstitue kuvendin si parashihet me rregullore. Nëse nuk ka marrëveshje në mes partive më mirë të  mos fillojnë fare, për të mos dështuar, nëse veç janë marr vesh e kryejnë shumë shpejt konstituimin", thotë Burjani.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, është ajo e cila duhet që fillimisht të provojë formimin e qeverisë.

"Pastaj nëse i ka numrat VV duhet te ec përpara për themelimin e qeverisë, sipas kushtetutës duhet të provojë dy herë VV, nëse nuk arrin atëherë duhet presidentja t’i thërret partitë parlamentare për të gjetur zgjidhje. Nëse VV nuk don dhe nuk mundet atëherë presidentja duhet të kërkojë nga partitë parlamentare për të formuar qeverinë", shpjegon Burjani.

Për fund, ai thotë se nëse nuk ka qeveri të re, atëherë Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nëse nuk mundet askush t’i bëjë numrat, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme", përfundon analisti Blerim Burjani për "Bota sot".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat