Ish-deputeti sheh dy opsionet për “zhbllokimin” e Kuvendit

Politika

Ish-deputeti sheh dy opsionet për “zhbllokimin” e Kuvendit

Nga: A.SH Më: 24 prill 2025 Në ora: 08:03
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të pestën herë me radhë të konstituohet, duke mos arritur zgjedhjen e kryetarit dhe strukturave tjera udhëheqëse të legjislativit.

Për momentin, asnjëra nga partitë nuk po tregon fleksibilitet për të dalë nga ngërçi, ndërsa qytetarët po shohin një Kuvend të paralizuar dhe mungesë serioze të përgjegjësisë politike.

Ish-deputeti, Driton Tali në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar zhvillimet që po ndodhin në Kuvend.

Ai thotë se ngërçi aktual në Kuvend nuk është i paprecedent, duke përmendur situatën e ngjashme të vitit 2014.

Ai e quan këtë një lojë politike mes partive, brenda suazave të demokracisë, ndonëse në anën e saj "të errët".

Sipas Talit, do të ishte ideale të kishte një qeveri stabile menjëherë pas zgjedhjeve, por tani mbeten dy opsione: dorëzimi i njërës palë ose zgjedhje të reja.

“Kjo që po ndodh në lidhje me konstituimin e Kuvendit nuk është diçka e re, diçka që nuk ka ndodh përpara dhe po na ndodh veç neve.

Na ka ndodh edhe neve, ju kujtohet në vitin 2014 ishte situatë e ngjashme e cila zgjati për mëse gjashtë muaj, por ju ka ndodh edhe shumë shteteve të ndryshme.

Pra, kemi të bëjmë me një lojë mes partish ku secila sipas kaçikut tenton të imponohet. Dhe kjo është krejt në suaza të demokracisë, ndonëse ajo ana e "errët e demokracisë", them unë.

Tash kush duhet ltë lëshojë pe, unë them se e mira së mirës do të ishte që, konform situatës globale, ta kishim krijuar një Qeveri stabile menjëherë pas çertifikimit të zgjedhjeve, por ja që ajo nuk ndodhi.

Partitë e involvuara në këtë lojë janë koshiente se zgjedhjet e reja gjithmonë janë opsioni rezervë. Prandaj, tash të shohim se cila nga partitë do të "dorëzohet" ose do shkojmë në zgjedhjet e reja.

Mundësi të tretë nuk ka".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat