Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi sërish sot, për herë të shtatë radhazi.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, duket se nuk po arrijnë të gjejnë bashkëpunimin dhe të bëjnë një marrëveshje politike, në lidhje me zgjedhjen e kryeparlamentarit/es.
Albulena Haxhiu, kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit, përsëri nuk u votua të dielën. Ajo mori vetëm 57 vota pro, derisa 41 deputetë votuan kundër dhe 3 abstenuan.
Kjo situatë, ka shkaktuar një bllokadë në Kuvend, derisa nuk po përjashtohen as zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.
Mirëpo, para kësaj disa akterë politikë kanë kërkuar edhe reagim të presidentes Osmani për këtë, duke thirrur një takim mes PDK ka interes për zgjedhjet e jashtëzakonshme partive politike.
E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli Luan Gacaferi kryetar i degës së Guxo në Gjermani.
Së pari, tha se presidentja Osmani nuk e ka obligim të merret me çështje që partitë politike duhet t’i zgjdhin ndërmjet vetes.
“Unë nuk besoj që zonja Osmani duhet ose e ka obligim të përzihet në diçka që iu takon vetëm partive politike t’a zgjedhin mes veti!”, tha ai.
Krahas kësaj, Gacaferi kishte disa fjalë edhe për partitë opozitare, derisa u shpreh se kanë mbetur “jashtë loje”.
Madje, sipas tij, PDK ka interes për zgjedhje të jashtëzakonshme, kurse LDK e AAK nuk kanë.
“Partitë opozitare vet e kanë futur vetën në “offside”, tani kanë mbetur aty ku janë në një pozicion jashtë loje! PDK ka interes për zgjedhjet e jashtëzakonshme, kurse LDK e AAK jo, sepse njëra se kalon as pragun, kurse tjetra vështirë që del mbi 10%.
PDK e ka të sigurt vendin e dytë, prandaj i konvenon të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, përmbylli Luan Gacaferi për “Bota sot”.