Brenda Partisë Demokratike të Kosovës, duket se kanë filluar ndasëit në kuaër të kryesisë së saj.
Kjo u vë në pah, së fundi, përmes dy deklaratave shumë të ndryshme të Memli Krasniqit dhe Enver Hoxhajt, në lidhje me një koalicion të mundshëm, me LVV-në.
Hoxhaj mbështeti një të tillë, por jo edhe Krasniqi.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Gani Qarri.
Si fillim, ai i vlerësoi mjaft interesante deklaratat e Hoxhajt dhe Krasniqit, të cilat në përmbajtje dhanë mesazhe shume të ndryshme.
Sipas tij, këto kanë paraqitur befasi te anëtarësia dhe kështu po shfaqen qesharak te qytetarët.
“Në fakt deklaratat e dy udhëheqësve të lart të PDK-së, përveçse ishin të ndryshme dhe diametralisht të kundërta, është mjaft interesant se që të dy ishin të ftuar në dy studio të ndryshme dhe në të njejtën kohë, jepnin mesazhe krejt tjetërfare të cilat nuk përputheshin në porosi as përmbajtje, sikur Enver Hoxhaj pretendent për kryetar të ardhshëm dhe Memli Krasniqi kryetar actual i PDK-së tu takonin dy partive kundërshtare, që as nuk e njohin strategjinë partiake të njëra tjetrës.
Dhe derisa Enver Hoxhaj në një studio, deklaronte se në zgjedhjet e ardhshme planifikon të kandidojë për kryetar të parties dhe se do të votonte për koalicionin PDK-LVV, në një studio tjetër, por në kohë të njëjtë, Memli Krasniqi kryetari I posazgjedhur i PDK-së deklaronte tërësisht të kundërten,e asaj që thoshte Enver Hoxhaj, duke futur huti të thellë te antarësia e PDK-së, por edhe duke u paraqitur qesharak para qytetarëve të Kosovës”, nënvizoi ai.
Po ashtu, Qarri përmendi përçarje brenda PDK-së, derisa krahasoo intervistat e Krasniqit e Hoxhajt, ku kjo e këtij të fundit ishte më e cenzuruar dhe nuk kishte promovim publik.
Kësisoj, konsideron se ky është sinjal që PDK nuk po kalon në “ditët e saj më të mira”.
“Fakti tjetër interersant është se derisa Enver Hoxhaj thoshte se në zgjedhjet e ardhshme planifikon të kandidojë për kryetar të PDK-së dhe se do ta votonte edhe formimin e një koalicioni të mundshëm PDK-LVV, intervista e Enver Hoxhajt, nuk ishte paralajmëruar as shfaqur fare në rrjetet sociale të partisë, kryetar i të cilës, deklarativisht, ai pretendon të bëhet mandatin e ardhshëm, kurse intervista e Memli Krasniqit dhe pikat e tjera televizive të gjitha, ishin prezente pa asnjë shmangje.
Prandaj nuk janë më vetëm deklaratat kundërthënëse të dy oponentëve partiak në televiozionet publike, por edhe vet censura partiake, ndaj Enver Hoxhajt, flet më qartë se çdo fërkim tjetër i deritanishëm, se sa thellë ka depërtuar përçarja grupore dhe klanore brenda për brenda PDK-së, nga e cila ka kohë që vijnë sinjale, se nuk është duke i kaluar ditët më të mira të saj, si subjekt politik”, shpjegoi analisti politik.
Në vazhdim, ai theksoi se këtë garë brenda kësaj partie e ka shkaktuar synimet për të parin e saj.
“Gara e brendshme në PDK, ndërmjet Enver Hoxhajt apo ish-ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së dhe kryetarit aktual Memli Krasniqi, i cili nga ardhja në këtë post, ka future paknaqësi dhe përçarje të mëdha brenda PDK-së, sinjalizon një përçarje të përmasave të panjohura publike, deri më tani të PDK-së dhje atë, vetëm pse Enver Hoxhaj shprehu ambicie për kryetar të partisë, konflikt i cili pas deklaratave të tilla kontradiktore, e bënë edhe më jo realist dhe të pasigurt koalicionin e pretenduar ndërmjet PDK-së dhe LVV-së”, shtjelloi Qarri.
Më tej, analisti kishte disa mesazhe për Krasniqin, derisa e kritikoi për qasjen e tij ndaj partive politike dhe LVV-së.
Sipas tij, kryetari i PDK duhet të merret me problemet e brendshme të partisë dhe jo të kritikoi partinë fituese.
“Krejt kjo ia kujton dhe bënë të qartë Memli Krasniqit se ai urgjentisht duhet të merret me sanimin e kundërthënjeve publike brenda dy oponentëve kryesorë të partisë dhe pasi t’i ketë sqaruar mirë dhe si duhet problemet gjithnjë e më të thella në PDK dhe ta kuptojë se nuk mund të jetë kryetar i përjetshëm i partisë, si daja Naim, nëse vërtetë nuk i ka ikur “ora” dhe nuk mund t’i vejë më në binarë fare, as punët e partisë së vet, ai pa i rregulluar punët e veta, nuk mund tu sugjerojë të tjerëve se me kë duhet të bëjnë koalicion, jo vetëm për faktin se edhe Memli e di mire, që LVV është deklaruar me kohë se nuk do të bëjë koalicion me dorën e zgjatur të Serbisë në Kosovë të ashtuquajturën “listë serbe” por as me PDK-në, e cila i kishte aq për qefi bashkë me AAK-në koalicionet me të ashtuquajturën “listë serbe” dhe i prisnin deputetët e saj, me ditë të ktheheshin nga Beogradi, për formimin e qeverive, duke e bërë zëvendëskryeministër të parë të Kosovës edhe Goran Rakiqin, si në Qeverinë e PAN-it!”, nënvizoi ai.
Ndër të tjera, analisti konsideron se fjalët e Krasniqit nuk mund të merren shumë parasysh, pasi as të gjithë anëtarët e partisë sl tij nuk po e përfillin.
“Fjalët e Memlit me përçarjet aktuale brenda PDK-së, nuk përmbajnë më asnjë mesazh që do t`ia vlente të përmendet, madje që ta kuptoi Memli më mirë, gjendja në të cilën e ka sjell ai PDK-në, nuk ia lejon të merret fare me punët e partive tjera, këshillat e tij, bijnë në ujë, nuk qojnë më asnjë fije peshë dhe veçanërisht kur thotë se “LVV e ka të ashtuquajtutrën “listë serbe”, kjo më nuk është as kritikë politike as kurrfarë akuze serioze, derisa Memli nuk konsiderohet i zoti ti drejtoi punët brenda partisë që drejton, një person tanimë mosbesues edhe brenda vet PDK-së, fjalët e të cilit, përveç Enver Hoxhajt dhe ithtarve të tij, që nuk mirren në konsiderat as brenda vet PDK-së, nuk ka si të merren si të mirëqena nga partitë tjera, përveç krijimit të ndonjë barcolete sarkastike apo anketode për buzëqeshje dhe rritjen e humorit në politikë”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.