“Situata në Kuvendin e Kosovës ishte shumë shqetësuese”

Politika

“Situata në Kuvendin e Kosovës ishte shumë shqetësuese”

Nga: H.O. Më: 7 korrik 2025 Në ora: 21:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një alarm i rrejshëm për një bombë në Kuvendin e Kosovës, ka shtyrë tentimin për seancën konstituive para dy ditësh.

Seanca u mbajtë me disa orë vonesë, pasi u konfirmua se nuk kishte diqka shqetësuese për deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

Njohësja e ҫështjeve politike, Magbule Shkodra ka thënë se është shqetësues një alarm i tillë, por që doli i rrejshëm.

Image
Magbule Shkodra

“Situata në Kuvendi e Kosovës ishte shqetësuese për ne që po e përcjellim se si po shkonte kjo tentativa e konstituimit të Kuvendit dhe ai alarm që u dha ishte vërtetë shqetësues. Më vjen mirë që doli që nuk ishte serioze, ishte një alarm i rremë”, vlerëson Shkodra.

Sipas saj, kjo nuk mund të jetë bërë sa për të shtyrë seancën.

“Nuk besoj se dikush do ta bënte një gjë të tillë për të shtryë vazhdimin e seancës konstituive dhe tanimë po shihet vazhdimi i kësaj situate”, thotë ajo.

Sipas saj, alarme të tilla vetëm se e shqetësojnë dhe irritojnë qytetarët tashmë të dëshpëruar me situatën aktuale në vend.

“Shpresoj që në të ardhmen të mos ketë më alarme të ngjashme të cilat po na e shtojnë edhe më tepër shqetësimin që e kemi për mos konstituim të Kuvendit dhe se të tilla alarme vetëm se na irritojnë dhe na shtojnë atë padisponimin tonë me krejtë situatën”, thotë Shkodra për ‘Bota sot’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat