Rezultatet e mundshme në komunat e Kosovës!

Politika

Rezultatet e mundshme në komunat e Kosovës!

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2025 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Zgjedhjet lokale në Kosovë, që do të mbahen më 12 tetor, pritet të vendosin drejtimin e komunave për katër vitet e ardhshme.

Partitë kryesore po garojnë për të siguruar shumicën e komunave, ndërsa bastionet tradicionale dhe mundësitë për befasi do të jenë fokus i vëmendjes së qytetarëve dhe analistëve politikë.

Njohësi i politikës, Blerim Burjani, thotë se LDK dhe PDK pritet të fitojnë shumicën e komunave.

Sipas tij, AAK ka gjasa në Gjakovë dhe Deçan, ndërsa në Podujevë dotë shkohet në ballotazh.

Mund të ketë befasi në Suharekë, Rahovec dhe Klinë, ndërsa Prizreni pritet të fitohet nga PDK.

Prishtina LDK (me ballotazh), Istog LDK (me ballotazh), Obiliq LDK, Pejë LDK (me ballotazh), Suharekë LDK-AAK (në ballotazh), Podujevë Ballotazh LDK-VV, Fushë Kosovë (ballotazh fiton LDK), Viti fiton LDK, Gjilan ballotazh LDK-VV, PDK pa ballotazh në Gllovoc, Ferizaj Ballotazh fiton PDK.

Unë pres që LDK dhe PDK të fitojnë shumicën e komunave, AAK ka gjasa në Gjakovë në ballotazh me VV, Deçan fiton AAK. Besoj se edhe kësaj here bastionet kanë me fitu. Në Podujevë realisht ishte dashtë në ballotazh me fitu LDK, por ta shohim, mund të ketë befasi në Suharekë, Rahovec, Prizren fiton PDK me ballotazh.

Pritet të ketë befasi në Rahovec, Klinë”, bën parashkimi Bujrani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat