Opinionisti Dedë Preqi, në një prononcim për "Bota sot", ka delaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë pasojë e dështimit të procesit të 9 shkurtit.
Ai ka uruar që ato të jenë të lira dhe demokratike, duke theksuar se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi LVV-në.
“Sigurisht se sikur të kishte funksionuar procesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti nuk do kishim ardhur deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme që i caktoi presidentja e vendit z.Vjosa Osmani, me 28 dhjetor, por si do që të jenë, urojmë të jenë zgjedhje të lira e demokratike dhe të mbara edhe pse dyshimet janë të natyrave të ndryshme, nëse rroli i tyre do të ndryshojë situatën apo edhe në të kundërtën.
Sëcila parti mundohet që fajin për këto zgjedhje të ia ngarkojë njëra-tjetres, por dihet botërisht se kush duhet ta merr përgjegjësinë edhe pse gishtin ia drejtojnë LVV, si parti më e madhe, por askund në një vend demokratik nuk funksionon një parti e vetme pa bashkëpunimin dhe kordinimin në mes subjekteve të tjera politike.
Por, duhet thënë troq, se këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të vullnetshme, me çrast populli i Kosovës, do të tregonte vullnetin e vet të plotë, kur brenda një viti po zhvillohen tri palë zgjedhje, kjo do të ishte pak sa monotone në njërën anë, që mund të shkakëtojë pjesëmarrje më të ulët, poashtu duhet logaritur edhe anën financiare nga buxheti i shtetit, ku sëcila palë e zgjedhjeve ka një kosto të madhe”, ka thënë ai.
Më tej, Preqi ka shtuar se këto zgjedhje janë ndër më interesante dhe historike, pasi shumë subjekte politike po bashkohen vetëm kundër LVV-së, Guxos dhe Alternativës.
Sipas tij, zgjedhjet mund të sjellin përparim në mirëqenie dhe marrëdhënie ndërkombëtare, ose të krijojnë kaos politik për shkak të mosbashkëpunimit të opozitës me LVV-në.
“Këto zgjedhje janë një ndër zgjedhjet më interesante, ndoshta dhe historike në vendin tonë, sepse jo vetëm që është lufta më e madhe për pushtet, por të gjitha subjektet politike, që nga PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista serbe, janë aq të irituara dhe të mllefosura, sa që pretendojnë të bëhën bashkë vetëm kundër një subjekti politik, që është LVV, me Guxo dhe Alternativa.
Prandaj, në këtë mënyrë këto subjekte politike mendojnë se do të ndryshojnë edhe imazhin e vet dhe të përmbajtjes së këtyre zgjedhjeve, por kjo garniturë e organizuar në këtë formë, do bëhët vështirë si e arritshme në parim, nëse në këtë formë të organizuar si «enkas» kundër Albin Kurtit dhe qeverisjes së tij, duke krijuar në këtë formë marrëdhënie harmonike me njeriun e këtij vendi, kur në pyetje është vullneti dhe vota e popullit, i cili do të vendos për fatin e vet.
Duke menduar se këto zgjedhje do hapin shtigje të reja në veçanti në mirëqenjen qytetare dhe në zhvillimet politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, apo në të kundërtën, të bëhët një lëmsh marrëdhëniesh ndërpartiake, nëse subjektet politike të cilat ishin opozitë dhe të cilat e refuzuan subjektin politik më të madh në vend LVV, që të bashkëpunojnë më te, kjo do të shkakëtojë një tërmet politik në tërë vendin tonë përballë problemeve që ia shkakëtojmë vetëvetës”, ka vlerësuar ai.
Në fund, Preqi ka potencuar se data e zgjedhjeve më 28 dhjetor është e përshtatshme, duke përfshirë pjesëmarrjen e diasporës.
Ai ka theksuar se vota e diasporës është e lirë dhe vendimtare, dhe nuk duhet të ndikojë propaganda ose presioni politik.
“Për gjithë ata që janë të shqetësuar se 28 dhjetori, si datë e zgjedhjeve nuk do të shte kohë e përshtatshme, vihen para një opsioni jo parimor, por të rezervuar, sepse kjo kohë do të ishte koha më e volitshme për qytetarët e vendit tonë, duke e llogaritur diasporën e frytshme dhe vullnetin e saj, e cila është si gjithherë e përkushtuar të merr pjesë në proceset vendimtare të vendit të vet.
Vota e diasporës siq e quan dikush, se do të jetë votë vendimtare për ndonjë subjekt politik, kjo është një lloj simptomi i frikës që shoqërohet me propagandën e atyre që do mbetën përsëri në opozitë, sepse , edhe diaspora me vullnetin e saj është pjesë e pa ndarë e këtij vendi, dhe e cila është e lirë të shpreh vullnetin e vet qytetar, dhe kurrsesi të detyrohet apo të diktohet vullneti i saj”, ka përfunduar Preqi.