Shtatë aksidente në Shkup, katër persona të lënduar

Shkupi

Shtatë aksidente në Shkup, katër persona të lënduar

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Në rajonin e qytetit të Shkupit, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej shtatë aksidente rrugore, në tre prej të cilave janë lënduar katër persona. Në katër aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Gjatë 24 orëve të fundit janë sanksionuar 48 vozitës të cilët kanë vozitur më shpejtë nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 22 vozitës pa patent shofer dhe dy vozitës fillestarë. Janë përjashtuar edhe gjashtë automjete të paregjistruara. 

Policia rrugore ka dhënë 81 dënime për parkim të parregullt, ndërsa me “karrotrec” janë marrë 66 automjete.

Sipas njoftimit të SPB-Shkup, janë evidentuar edhe 28 vozitës të cilët nuk e kanë mbajtur rripin e sigurisë dhe 13 vozitës të cilët kanë përdorur telefonin celular gjatë vozitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat