20 persona janë transportuar në spitalin e Shkupit - Bota Sot
20 persona janë transportuar në spitalin e Shkupit

Shkupi

20 persona janë transportuar në spitalin e Shkupit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 18:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth 20 persona të lwnduar në aksidentin qw ndodhi nw ora 17:00 nw autostradën Shkup-Tetovë, janë transportuar deri më tani në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu  si dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit.

Po ashtu, mjete të rënda janë sjellur në vendngjarje për të mundësuar që të lëvizin autobusin. Autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, pas pikë pagesës së parë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë shkuar në vendngjarje nga ku po ndihmohen nga kalimtarët e rastit dhe banorët për rreth, për të nxjerrë nga autobusi udhëtarët të cilët kanë ngelur brenda, dyshohet edhe për të vdekur.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës,  me çrast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...