Shkup, filluan punimet e Forumit dyditorë konsultativ lidhur me Programin për bashkëpunim ndërkufitar

Shkupi

Shkup, filluan punimet e Forumit dyditorë konsultativ lidhur me Programin për bashkëpunim ndërkufitar

Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:29
Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot përshëndeti punimet e Forumit konsultativ dyditorë që mbahet në Shkup e që i kushtohet Programit për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Në këtë Forum të organizuar, ku të pranishëm janë përfaqësues të Sekretariatit të përgjithshëm të Ministrisë së administrimit të pushtetit lokal të Kosovës, Delegacioni Evropian, kryetarë të komunave dhe përfaqësues të sektorit civil, u prezantua Programi për bashkëpunim ndërkufitarë Maqedoni e Veriut-Kosovë dhe Thirrja e ardhshme publike e treta me radhë për propozim projekte nga ana subjekteve që gravitojnë në regjionin ndërkufitarë mes dy shteteve.

Ministri Fazliu në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se Ministria për vetëqeverisje lokale si koordinator nacional i komponentës për bashkëpunim ndërkufitarë bën gjithçka për realizimin e suksesshëm të Programit IPA. Programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës 2014-2020, ka filluar të implementohet më 15 Janar 2016 dhe në dispozicion ka një fond prej 8.4 milion euro për projekte të përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si dhe për asistencë teknike për implementim të programit. Gjithashtu, pjesë e Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën është edhe realizimi i projektit Strategjik të pikës Kufitare Stançiç – Bellanoc, i cili do të përmirësojë lidhjet mes qytetarëve dhe lehtësojë transportin dhe tregtinë, tha ministri Fazliu.

“Sot, jemi mbledhur këtu që para kryetarëve të komunave, përfaqësuesve të zyrave për zhvillim ekonomik lokal dhe sektorit civil të promovojmë Programin për bashkëpunim ndërkufitar me Republikën e Kosovës dhe Thirrjen e tretë për projekt propozime në vlerë prej 2.040.000 Euro, që pritet të shpallet në fund te këtij muaji. Deri tani, nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë ka pasur dy thirrje për projekt propozime dhe janë miratuar 9 projekte me vlerë prej 2,5 milion euro për përfitues nga të dy anët e kufirit. Nga këto 9 projekte, dy prej tyre implementohen direkt nga komunat e Kumanovës dhe Kriva Palankës në partneritet me Komunën e Gjilanit dhe Vitisë. Andaj ne nxisim dhe inkurajojmë komunat të angazhohen më tepër në përgatitjen e projekteve kualitative për aplikim. Ministria për vetëqeverisje Lokale, me vendim të Qeverisë, u jep përkrahje përfituesve të granteve për implementimin e projekteve duke u siguruar kofinansimin nacional në vlerë prej 15% nga vlera e projektit të përzgjedhur”, theksoi ministri Fazliu.

Forumin konsultativ e përshëndeti edhe Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së administrimit të pushtetit lokal të Republikës së Kosovës, znj. Rozafa Ukimeraj e cila shprehu bindjen për realizimin e plotë dhe konsekuent të Programit për bashkëpunim ndërkufitarë Kosovë-Maqedoni e Veriut me çka do të përfitojnë banorët e komunave dhe zonave ndërkufitare, duke kontribuar kështu bashkërisht në zhvillimin ekonomik lokal, forcimin e lidhjeve dhe komunikimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin e frytshëm mes dy shteteve.

Forumi konsultativ do të vazhdojë punimet sot dhe nesër ndërsa në pjesa e dytë është parapa për trajnimin mbi menaxhimin e ciklit të projektit dedikuar për përfaqësuesit e Zyrave për zhvillim ekonomik lokal dhe përfaqësuesit e sektorit civil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat