Në Shkup shënohet dita e mjaltit

Shkupi

Në Shkup shënohet dita e mjaltit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup shënohet dita e mjaltit. Në stendat mund të gjeni mjalt dhe propolis me bollëk.

Është sfiduese se si të njihet mjalti i vërtetë, nga ai që prodhohet në forma tjera.

Me përfitimet që sjell mjalti, gjithnjë e më shumë dalin në pah edhe prodhimet e ndryshme, sidomos ato për lëkurën, sidomos për periudhëm pas dimrit, kur lëkura është e thatë.

Në nivel botëror, shifrat janë mjaft shqetësuese dhe thonë se numri i bletëve është ulur për 30%.

Bletarët kërkojnë vëmendje dhe kujdes sepse mjalti mund të zhduket, kurse bletët e luajnë rolin e tyre të rëndësishëm për bimët.

Një lugë mjalt përmban 64 kalori dhe 17 gram sheqer, duke mos lënë anash vitaminat, mineralet, antioksidantët. Një lugë në ditë mjafton për freskimin e organizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat