Një parti rome do ta përkrahë Pendarovskin në rrethin e dytë zgjedhor

Shkupi

Një parti rome do ta përkrahë Pendarovskin në rrethin e dytë zgjedhor

Më: 28 prill 2019 Në ora: 11:33
Stevo Pendarovski

Partia për prosperitet demokratik të Romëve (PPDR) ka vendosur që në rrethin e dytë zgjedhor për kryetar shteti të mbështesë Stevo Pendarovskin.

Sipas kësaj partie, deri te ky vendim ka ardhur pas takimit me nënkryetarin e LSDM-së, Oliver Spasovski, por edhe pas konsultimeve me degët komunale të partisë në fjalë.

Me këtë rast, Ahmedovski u bëri thirrje përkrahësve të tij, anëtarësisë dhe të gjithë romëve që ta votojnë Pendarovskin në rrethin e dytë zgjedhor për kryetar shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat