Inati i shoferëve, shkaktar i një aksidenti në Shkup

Shkupi

Inati i shoferëve, shkaktar i një aksidenti në Shkup

Më: 29 prill 2019 Në ora: 21:55
Pamje nga video

Neglizhenca, por edhe inati në komunikacion shpesh përfundojnë me pasoja të rënda.

Dy të rinj këtë mëngjes kanë marrë lëndime të rënda dhe kanë përfunduar në spital, pasi me makinën e tyre janë përplasur në një shtyllë elektrike në lagjen Gazi Babë në Shkup.

Sipas informacioneve të para, makina e tipit “BMW” duke tentuar të shmang goditjen e drejtpërdrejtë me një makinë tjetër nga drejtimi i kundërt pasi nuk i është lejuar tejkalimi i një makine tjetër me shpejtësi më të madhe, ka goditur shtyllën elektrike dhe ka dalur në anën tjetër të rrugës.

Dy persona, mosha e të cilëve nuk bëhet e ditur janë lënduar rëndë. Nga policia thonë se personat e lënduar prej makine janë nxjerrur nga zjarrfikësit, ndërsa shtojnë se për momentin janë në gjendje të mirë.

Edhe pse sipas informacioneve të MPB-së numri i aksidenteve është ulur gjatë periudhës së fundit, për vetëm dy ditë në aksidente trafiku kanë humbur jetën dy persona. Njëri person ndërroi jetë në një aksident në rrethinën e Prilepit, ndërsa në një aksident në Tetovë, humbi jetën një grua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat