Elezi: Mekanizmi i Faktoringut mund të përmirësojë likuiditetin e kompanive vendore

Shkupi

Elezi: Mekanizmi i Faktoringut mund të përmirësojë likuiditetin e kompanive vendore

Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot është mbajtur Konferenca e parë regjionale në temë ‘Faktoringu si mënyrë alternative për financim”, ku fjalimin rasti para të pranishmëve kishin zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi dhe zv.kryeministri Koço Angjushev, ndërkohë që konferenca është mbajtur në kuadër të Projektit të USAID për Faktoring.

Zv.ministrja Elezi potencoi se qasja deri tek financat, kryesisht për ndërmarjet e vogla dhe të mesme është një nga çështjet më të rëndësishme që Qeveria e RMV-së është e përkushtuar seriozisht.

“Në ligjin për shoqëri financiare do të bëhet ndryshim në pjesën sa i përket faktoringut, do të definohet përmbajtja e kontratës dhe do të vërtetohen llojet e faktoringut. Me këtë do të forcohet edhe siguria juridike e këtyre kontratave, ndërsa bankave, shoqërive financiare dhe vet shfrytëzuesve të këtyre shërbimeve do t’iu ndihmohet që të kuptojnë dhe njohin faktoringun si mënyrë alternative të financimit”, tha kështu në fjalimin e saj zv.ministrja Elezi.

Sektori financiarë në RMV është banko-centrik, ndërsa bankat edhe pse e kanë të lejuar me Ligjin për banka, thuajse nuk e praktikojnë aspak Faktoringun. Në vitin 2018 nga 15 banka vetëm tre edhe atë dy komerciale dhe Banka e Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit e kanë praktikuar Faktoringun. Vlera e kontratave të nënshkruara për Faktoring nga ana e këtyre tre bankave është nën 4 milion euro.

Njëkohësisht nga 16 shoqëri financiare me leje për ushtrim të Faktoringut dhënë leje në bazë të Ligjit për shoqëri financiare, vetëm një prej tyre e ka ushtruar këtë aktivitet gjatë vitit 2018. Vlera e gjithë kontratave për Faktoring të nënshkruara për vitin 2018 është 10.9 milion euro që kap vlerën prej 0.1% nga BPV e që është shumë larg nga përqindja e vendeve të BE-së (rreth 10%), por edhe tek disa vend të rajonit si në Kroaci 2.7% nga BPV, në Bullgari 5.7% dhe Greqi 7.7%, sqaroi Elezi.

Qeveria e RMV-së shtoi Elezi, është e vendosur që të shfrytëzojë këtë potencial dhe firmave ju mundëson qasjen deri tek mjetet likuide pa ngarkesa shtesë.

Ndërkohë që zv.kryeministri Angjushev shtoi se përmes këtij mekanizmi firmat mund të përmirësojnë likuiditetin e tyre. Sipas tij, gjendja aktuale e ekonomisë sonë jep hapësirë të gjerë për mekanizmin e faktoringut.

Në këtë konferencë, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesja e USAID-it në ved znj. Gretchen Birkel, anëtari i Komitetit ekzeklutiv në Faktor Internatinal z. Panos Papatheodoru, përfaqësues nga ndërmarje të vogla dhe të mesme, dhomat ekonomike, institucionet financiare, sektori i biznesit si dhe shoqata të ndryshme financiare vendore dhe rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat