Një vajzë pesëvjeçare mbytet në një pishinë në Shkup - Bota Sot
Një vajzë pesëvjeçare mbytet në një pishinë në Shkup

Shkupi

Një vajzë pesëvjeçare mbytet në një pishinë në Shkup

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Dje rreth orës 21:00, një vajzë pesëvjeçare ka rënë në pishinë në një objekt hotelerik në Shkup, ndërsa sot rreth orës 8:30 të mëngjesit ajo ka ndërruar jetë.

“Më 26.06.2019 në orën 21:10 në SPB Shkup është paraqitur se në një pishinë të një objekti hotelerik në Shkup ka rënë një vajzë pesëvjeçare, e cila me veturën e ndihmës së shpejt është dërguar në Qendrën Emergjente në Klinikën “Nënë Tereza”. Në mëngjes në orën 08:30 vajza ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB.

Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...