Shtatë persona të lënduar në 15 aksidentet dje në Shkup

Shkupi

Shtatë persona të lënduar në 15 aksidentet dje në Shkup

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 11:56
Ilustrim

Shtatë persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa tetë kanë marrë lëndime të lehta trupore në 10 prej gjithsej 15 aksidenteve në komunikacion që ndodhën gjatë ditë së djeshme në rrethinën e Shkupit.

Sipas SPB Shkup nga komunikacioni janë larguar 21 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, një shoferë i cili ishte nën ndikimin alkoolit, tetë shoferë pa patentë shoferi dhe një fillestar.

Nga komunikacioni janë larguar edhe katër vetura të paregjistruara dhe një automjet për mbingarkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat