Shkup, këtë fundjavë mbyllen një pjesë e stacioneve të autobusëve - Bota Sot
Shkup, këtë fundjavë mbyllen një pjesë e stacioneve të autobusëve

Shkupi

Shkup, këtë fundjavë mbyllen një pjesë e stacioneve të autobusëve

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Për shkak të mbajtjes së auto garës qarkore para Radiotelevizionit të Maqedonisë, këtë fundjavë më 26 dhe 27 tetor, nga ora 7 deri në orën 17, stacionet e autobusëve në këtë zonë do të jenë jashtë përdorimit.

Siç informoi, Ndërmarrja publike qarkulluese – Shkup, linjat e autobusëve 12 dhe 73 në vend te “Panairi i Shkupit-T”, si stacion të fundit do ta shfrytëzojnë stacionin “Bit Pazar – Universiteti Shën Kirili dhe Metodi”, stacioni i linjës 57, ndërsa si stacion fillestar do ta shfrytëzojnë stacionin “Bit pazar 5-QT Mavrovka”, stacion i linjës 2.

Ndryshe, për shkak të kësaj gare do të ketë edhe regjim të veçantë komunikacioni nesër dhe pasnesër në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 17:00 do të vendoset në një pjesë të bulevardit “Goce Dellçev” në Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat