Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup - Bota Sot
Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shkupi

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 12:48
Ilustrim

Në Shkup sot nga ora 13:00 do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të marshit protestues të paralajmëruar, që do të fillojë nga parku i Çairit.

“Sot me fillim në orën 13:00 është paralajmëruar marsh protestues, i cili do të fillojë nga parku në Çair, vazhdon drejt nëpër rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, drejt nëpër rrugën “Cvetan Dimov”, në të djathtë në bulevardin “Goce Dellçev”, në të majtë nëpër rrugën “Filipi i Dytë”, në të djathtë nëpër rrugën “11 Tetori” deri në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB njoftojë se për ato arsye Reparti për siguri të komunikacionit rrugor në periudhën e cituar do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet nëpërmjet rrugëve përreth. MPB apelon te qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policor nëpër rrugët në të cilat zhvillohet ngjarja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat