Gjashtë qytete në Maqedoni pa të infektuar me coronavirus

Shkupi

Gjashtë qytete në Maqedoni pa të infektuar me coronavirus

Më: 2 maj 2020 Në ora: 12:34
Shkupi

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sipas raportit të fundit të Institutit për Shëndet Publik në gjashtë qytete nuk ka të infektuar me coronavirus.

Dibra, Radovishi, Gjevgjelia, Strumica, Probishtipi dhe Demir Hisari tashmë s’kanë raste me të infektuar me Covid-19.

Që nga fillimi i epidemisë, në Dibër u regjistruan 51 raste ku 47 prej tyre u shëruan dhe 4 persona humbën jetën.

Në Radovish dhe Gjevgjelia kishte nga 4 raste, në Strumicë dy, në Probishtip 2, kurse në Demir Hisar një rast. Në këto qytete nuk ka të vdekur nga Covid-19, ndërsa të gjithë të infektuarit tashmë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat