Aksidenti tragjik në Trubarevë të Shkupit, shoferi me prezencë të alkoolit në gjak

Shkupi

Aksidenti tragjik në Trubarevë të Shkupit, shoferi me prezencë të alkoolit në gjak

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (e dielë, 11 tetor, 2020) në lagjen Trubarevë në Shkup ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku kanë humbur jetën një person 40 vjeçar dhe një fëmijë 10 vjeçar.

Personi i dyshuar për aksidentin e tmerrshëm është i moshës 72 vjeçare i cili më vonë ka rezultuar i ndikuar nga alkooli pasi nga analizat e bëra i është gjetur alkool në gjak.

Ai ka qenë duke vozitur veturën me shpejtësi tepër të madhe, duke shkaktuar aksident ku për vdekje në vendin e ngjarjes ka shtypur 40 vjeçarin dhe ka dëmtuar 10 vjeçarin që ka pritur në stacionin lokal të autobusit. Fëmija, gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Shoferi i veturës BMW dyshohet për lëndën – rrezikimin e jetës dhe pronës në komunikacion. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat