Sanksionohen 273 shoferë në Shkup, 50 për vozitje të shpejtë

Shkupi

Sanksionohen 273 shoferë në Shkup, 50 për vozitje të shpejtë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 10:07
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme (18 tetor) në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 273 sanksione, mes të cilëve për vozitje pa patentë shoferi 31, njëjtë sikur për automjete të paregjistruara dhe me parregullsi teknike, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes 50 shkelje.

Janë shqiptuar 15 masa për mosmbajtje të rripit të sigurisë, 25 masa për parkim të paligjshëm, 16 automjete janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec”, ndërsa janë sanksionuar 49 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion”, kumtoi MPB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat