Gjobiten 515 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 515 shoferë në Shkup

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 17:25

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.11) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacioni.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 515 gjoba prej të cilave 42 janë për tejkalim shpejtësie, 37 dënime për mosregjistrim të automjetit apo defekte, 113 për parkim jo të rregullt, 8 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 36 dënime për mosmbajtje të maskës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se këto kontrolle do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat