Shkupi me gati 12 mijë raste aktive me COVID-19

Shkupi

Shkupi me gati 12 mijë raste aktive me COVID-19

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:10
Shkupi

Në 24 orët e fundit në Shkup ka pasur dyfish më shumë të shëruar se sa raste të reja me COVID-19. Në kryeqytet sot ka kishte 132 raste të reja dhe tetë të vdekur.

Pacienti më i ri i cili humbi jetën në këto 24 orët në Shkup është 35 vjeçar, ndërsa ndër pacientët e vdekur ka edhe një pacient 51 vjeçar.

Në Shkup sot kishte 263 të shëruar nga gjithsej 689 të shëruar në gjithë vendin.

Momentalisht Shkupi ka 11.822 raste aktive ndërsa që nga fillimi i pandemisë në kryeqytet janë regjistruar 33.779 raste me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat