171 kundërvajtje në komunikacion, 48 për tejkalim të shpejtësisë në Shkup

Shkupi

171 kundërvajtje në komunikacion, 48 për tejkalim të shpejtësisë në Shkup

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme dje (18.09.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Gjithsej janë shqiptuar 171 në territorin e qytetit të Shkupit, nga të cilat 48 gjoba janë dhënë për tejkalim të shpejtësisë, 15 për vozitje pa patentë shofer, 25 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, shtatë për probleme teknike dhe të paregjistruar.

9 masa janë vendosur për përdorimin e telefonit celular, 3 për kalimin e dritës së kuqe, 13 për një shofer fillestar, 31 për parkim të paligjshëm.

Nga MPB thonë se kontrollet e intensifikuara në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat