Shqiptohen 96 gjoba në komunikacion në Shkup

Shkupi

Shqiptohen 96 gjoba në komunikacion në Shkup

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e kontrolluara në fushën e komunikacionit.

Sipas MPB-së, në Shkup janë shqiptuar 96 masa prej të cilëve 17 janë për tejkalim shpejtësie, 8 për vozitje pa leje, gjashtë automjete të paregjistruara, tetë dënime për përdorim të telefnit dhe pesë dënimi për kalim në të kuqe.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat