218 shoferë gjobiten në Shkup

Shkupi

218 shoferë gjobiten në Shkup

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme dje (11.12.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuar në fushën e trafikut.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 218 masa.

53 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, 22 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 20 masa për tejkalim të shpejtësisë, janë shqiptuar 10 masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, 14 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 11 masa për shofer fillestar, 9 për përdorim celularit”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat