Shqiptohen 135 gjoba në komunikacion në Shkup

Shkupi

Shqiptohen 135 gjoba në komunikacion në Shkup

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit në Shkup.

“Në gjithë territorin e Shkupit janë shqiptuar 135 masa, prej të cilave 14 për tejkalim shpejtësie, 16 për vozitje pa leje dhe pesë automjete të paregjistruara”, theksojnë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se gjashtë dënime janë shqiptuar për mosdhënie të përparësisë, pesë për kalim në të kuqe dhe 32 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat