Përfundoi debati për gjendjen e krizës me ngrohjen në Qytetin e Shkupit

Shkupi

Përfundoi debati për gjendjen e krizës me ngrohjen në Qytetin e Shkupit

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Komisioni për mbrojtje dhe siguri përfundoi debatin për gjendjen e krizës me ngrohjen në Qytetin e Shkupit dhe i propozoi plenumit zgjatjen e saj deri më 30 prill të vitit të ardhshëm.

Vendimi duhet të miratohet në seancë plenare që Qeverisë t’i zgjatet afati për të menaxhuar krizën, pasi BEG njoftoi se heq dorë nga furnizimi me energji termike.

Pushteti kërkon që qytetarët të mos shqetësohen sepse në Shkup do të ketë ngrohje qendrore. Opozita thotë se masat e qeverisë janë të vonuara dhe të gabuara.

Komisioni parlamentar propozon edhe zgjatjen e gjendjes së krizës energjetike në të gjithë territorin deri në të njëjtin afat.

“Më besoni se unë sot, sa i takon krizës me ngrohjen, nuk do të habitem aspak nëse ministri i porosit qytetarët të pinë nga një gotë raki, të hanë nga një spec djegës që të mos kenë nevojë për ngrohje. Për shkak të masave të vonuara të gjithë paguajmë energji elektrike më të shtrenjtë, ngrohje më të shtrenjtë, karburante më të shtrenjta. Pse? Për shkak të politikës së gabuar energjetike dhe për shkak të vonesës në marrjen e masave”, tha Lidija Petkoska, nga OBRM-PDUKM.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat