Shqiptohen 275 gjoba trafiku në Shkup

Shkupi

Shqiptohen 275 gjoba trafiku në Shkup

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.10.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 275 kundërvajtje, prej të cilave 67 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 28 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 38 masa për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 17 sanksione për shoferët e motoçikletave.

Poashtu janë shqiptuar edhe 11 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të atomjetit, 6 sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë jo të rregullt, 6 sanksione për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt teknike, 8 sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt, 8 gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat