Shkup – Veri ka gaz vetëm për tri ditët e ardhshme, EMV nuk do t’u japë para për shkak të borxheve nga viti i kaluar

Shkupi

Shkup – Veri ka gaz vetëm për tri ditët e ardhshme, EMV nuk do t’u japë para për shkak të borxheve nga viti i kaluar

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

EMV nuk do t’i japë para ngrohjes Shkup-Veri për shkak të borxheve nga sezoni i kaluar i ngrohjes.

Drejtori Kushtrim Ramadani edhe një herë i ka bërë thirrje organeve që të gjejnë një mënyrë për të ndihmuar sepse ka vetëm gaz për 3 ditët e ardhshme.

Ai thotë se deri në fund të marsit kanë në dispozicion 1 milion euro për blerjen e energjisë termike, por me çmimet aktuale në bursë, supozimet janë që shpenzimet të paktën të dyfishohen.

Drejtori i SHA EMV Vasko Kovaçevski, tha se kur Shkup – Veri t’i paguajë borxhet nga viti i kaluar, vetëm atëherë do ta ndihmojnë financiarisht ose përmes blerjes së gazit.

“Sa i përket termocentralit Veri, ne si kompani kemi lidhur marrëveshje me termocentralin Veri vitin e kaluar, një marrëveshje për bashkëpunim afarist dhe teknik, e cila është e njëjta marrëveshje, formalisht dhe juridikisht nuk është finalizuar sepse pronari “Toplifikacija AD Sever” ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe nuk i ka dhënë grantet e nevojshme për sigurimin e mjeteve që i kemi dhënë vitin paraprak për blerjen e gazit natyror që është rreth 23 milionë denarë”, tha Vasko Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat