Shkup, 206 kundërvajtje në komunikacion

Shkupi

Shkup, 206 kundërvajtje në komunikacion

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.10.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 206 masa, nga të cilat 65 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, tre për shofer fillestar.

Janë vendosur 17 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 10 sanksione për përdorim celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), katër masa për automjete të paregjistruara.

Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat