Do të largohen personat që kërkojnë lëmoshë në rrugët e Çarshisë së Shkupit, vendosin autoritetet

Shkupi

Do të largohen personat që kërkojnë lëmoshë në rrugët e Çarshisë së Shkupit, vendosin autoritetet

Më: 27 maj 2023 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Nga rrugët e Çarshisë së Shkupit do të largohen personat që kërkojnë lëmoshë.

Kështu parashihet në planin e përpiluar ndërmjet Esnafit të Çarshisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës për punë sociale.

“Esnafi i Çarshisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën për punë sociale kemi përpiluar plan për largimin e personave që kërkojnë lemoshë nëpër rrugët e Çarshisë.

Falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët posaçërisht Komandantin e Stacionit policor -Bit Pazar, Dugagjin Kashtanjeva dhe drejtorin e Qendrës për punë sociale z. Izeir Memedi”, thuhet në njoftimin e Esnafit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat