Edi Rama sot për vizitë zyrtare në Shkup

Shkupi

Edi Rama sot për vizitë zyrtare në Shkup

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:13
Foto nga takimi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot do mirëpret në Shkup kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Nga shtypi i qeverisë njoftojnë se takimi në mes dy kryeministrave do të bëhet sot në ora 11:00.

“Në kuadër të vizitës është paraparë një takim kokë më kokë mes kryeministrave Kovaçevski dhe Rama. Më pas do të mbahet një takim dypalësh, në të cilin përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe delegacionet qeveritare nga të dyja vendet. Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Rama përfshin Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, Majlinda Duka, Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore e Republikës së Shqipërisë, si dhe zv. sekretarja e Përgjithshme, Elira Kokona.

Në delegacionin e Maqedonisë të kryesuar nga kryeministri Kovaçevski janë zv. kryeministri i parë, Artan Grubi, zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, si dhe Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga atje shtojnë se në ora 12:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët të kryeministrave Kovaçevski dhe Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përveç Maqedoninë e Veriut, do të vizitojë edhe Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat