Ndërpritet greva në Shkup, punëtorët e Higjienës Komunale rikthehen në punë

Shkupi

Ndërpritet greva në Shkup, punëtorët e Higjienës Komunale rikthehen në punë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Punonjësit e Higjienës Komunale nga sot janë kthyer në punë. Kjo do të thotë se punonjësit e turnit të dytë nga sot kanë filluar të kryejnë detyrat e tyre të punës.

Kështu është rënë dakord në takimin e sotëm që kishte Bordi Ekzekutiv i Organizatës Sindikale të Higjienës Komunale. Sipas tyre, Pjesa tjetër e hapave do të diskutohet në një mbledhje shtesë që do të mbahet gjatë ditës së sotme dhe siç thonë ata. kërkesat do t’i shtyjnë me mjete të tjera.

E gjithë kjo sipas Bordi Ekzekutiv i Organizatës Sindikale të Higjienës Komunale, bëhet me të vetmin qëllim, që mos të pësojnë më shumë qytetarët e qytetit të Shkupit, nga injorimi që ka menaxhmenti i ndërmarrjes ndaj të punësuarve.

“Për të gjithë këtë, Bordi Ekzekutiv i Organizatës Sindikale të Higjienës Komunale, sot kemi sjellur vendim që të gjithë të punsuarit të fillojnë aktivitet e tyre të punës, duke marrë parasysh se do të vijnë ditë të nxehta ekstreme dhe nga ndërrimi i dytë sot punëtorët të përfshihen në procesin e tyre të punës dhe të fillojnë me aktivitetet e punës së tyre”, thonë nga Bordi Ekzekutiv i Ogranizatës Sindikale të Higjienës Komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat