“Arsyeja për grevë e sindikatës është jo legjitime”, NPQ: Transporti publik nesër do të funksionojë pa ndërprerje

Shkupi

“Arsyeja për grevë e sindikatës është jo legjitime”, NPQ: Transporti publik nesër do të funksionojë pa ndërprerje

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Transportit publik në kryeqytet do të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe pa ndërprerje edhe përkundër informacioneve të disa mediave dhe strukturave se Shkupi nesër do të mbetet pa transport publik.

Keshtu thuhet në reagimin e NPQ të publikuar në profilin e tyre në Facebook në lidhje me paralajmërimin e grevës për ditën e nesërme.

-Dëshirojmë të theksojmë se arsyeja për grevë të sindikatës së porsaformuar është jo legjitime për shkak se nga 1 korriku është rritur paga e të gjithë të punësuarve në NPQ.

Apelojmë, mediat dhe sindikatat të mos të bëhen instrument i politikanëve dhe partive politike- thuhet në postimin e NPQ-së në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat