Shqiptohen 109 masa në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shqiptohen 109 masa në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 109 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 masa.

Nga të cilat 20 masa për tejkalim të shpejtësisë, katër masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës, dy masa për shoferët që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy masa për kalim në semaforë të kuq”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat