Ismet Guri sillet para Gjykatës Penale në Shkup

Shkupi

Ismet Guri sillet para Gjykatës Penale në Shkup

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Funksionari i BDI-së, Ismet Guri është sjellur në Gjykatën Penale të Shkupit.

Sipas Prokurorisë, osh-zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Hyrave Publike në Shkup, Ismet Guri, është një nga të dyshuarit në hetimin kundër 15 personave të cilët dyshohen për fshehje tatimi, shoqërim kriminal dhe larje parash.

Nga Prokuroria theksojnë me veprimet e këtyre është dëmtuar buxheti i shtetit për 840.000 euro përmes kthimit të TVSH-së.

Duke vlerësuar se ka rrezik për arrati dhe të fshehin dëshmitë, apo të falsifikojnë ose shkatërrojnë dëshmitë e veprës penale si dhe të ndikojë te dëshmitarët, Prokuroria gjykatësit në procedurë paraprake do të propozojë masën e paraburgimit për tre të dyshuarit, ndërsa për të tjerët do të propozojë masa tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat