Ende i papërfunduar objekti i Teatrit Shqiptar në Shkup

Shkupi

Ende i papërfunduar objekti i Teatrit Shqiptar në Shkup

Më: 1 mars 2017 Në ora: 16:50
Projekti për rinovimin e objektit të Teatrit Shqiptar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Ende vazhdon rinovimi i objektit të Teatrit Shqiptar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit edhepse planifikohej që të përfundojë në muajin shtator të vitit 2015.  Ndër komplikimet e tjera që e ngadalësuan këtë proces , ishte edhe falimentimi i kompanisë italiane “Lamone Moreda” e cila mori përgjegjësinë e ndërtimit të Teatrit Shqiptar në Shkup me vlerë prej tetë milionë euro.

Kurse, drejtori i këtij teatri , Adem Karaga deklaroi se shpejt punimet do të përfundojnë.

“Në fakt unë nuk mund të them që po vonohen. Është e gjitha pjesë e krizës që po përjetojmë brenda kësaj periudhe. Sigurisht që buxhetet ende nuk janë të ndara mirëpo punimet po vazhdojnë. Sidoqoftë ne gati për çdo javë jemi në mbledhje dhe takime për punimet në Teatër bashkë me Ministrinë e Kulturës dhe me firmën e cila kryen punimet.” , tha Karaga. 

Karaga, shtoi se për shkak të ngadalësimit gjatë ndërtimit të teatrit, edhe realizimi i aktiviteteve ka ngecur. 

“Sigurisht që është shumë vështirë, ne momentalisht punojmë në Teatrin e Komedisë mirëpo brenda Teatrit të Komedisë jemi plot tri institucione , do të thotë Teatri i Komedisë, Teatri Shqiptar dhe Teatri Turk ndërkaq egziston vetëm një sallë. Që të mos ndërprejmë prodhimin e shfaqjeve në shfrytëzojmë poashtu edhe Teatrin Popullor të Maqedonisë dhe Teatrin e Fëmijëve.” , shtoi ndër tjerash Karaga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat