Një dron mbrëmë ka tronditur sllavo-maqedonasit në mes të Shkupit. Droni me flamurin e Shqipërisë Etnike është paraqitur në ndeshjen në mes Çairit dhe Vardarit.
Droni nga me flamurin “Autochthonous”, është marrë si provokim nga ana e maqedonasve.
Vlen të theksohet se po i njëjti flamur valoi edhe në ndeshjen eliminatore Serbi-Shqipëri në mes Beogradit që ndodhi para dy vitesh, dhe i cili shkaktoi incident dhe trazira në Beograd, dhe gjë e cila shkaktoi edhe ndërperjen e ndeshjes.
OBRM-PDUKM: Zaev është fajtori direkt për ngritjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe në Çair
OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese me shkrim fajëson kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për përhapjen e shovinizmit dhe irredentizmit në vend.
“Pas heqjes së flamurit maqedonas në qendër të Kumanovës, sot edhe në ndeshje futbolli mes Vardarit dhe Shkupi në Çair është shfaqur flamuri i Shqipërisë së Madhe. Zaev është drejtpërdrejtë i përfshirë në përhapjen e shovinozmit dhe irredentizmit, i cili e ka përfshirë shtetin e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM.
Nga kjo parti i bëjnë pyetje Zoran Zaevit nëse është i kënaqur me rezultatin e arritur në veprimtarinë e tij.