Prokuroria: Vrasësi nga Shkupi, ishte në lidhje familjare me viktimat

Shkupi

Prokuroria: Vrasësi nga Shkupi, ishte në lidhje familjare me viktimat

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 13:45
Policia maqedonase

Nga Prokuroria e Shkupit njoftojnë se vrasësi nga Shkupi ka qenë në lidhje familjare me viktimat. Ata thonë se, dy trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi në Gjorçe Petrov, ndërsa dy trupa tjerë (njëri i vrasësit – i cili më vonë është vetëvrarë) janë gjetur në Gllumovë, fshat në Komunën e Sarajit.

“Ekipe hetuese nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup, por kryejnë heti në shtëpinë në Gjorçe Petrov, ku paradite janë gjetur dy trupa të pajetë. Pas përfundimit të hetimit, ekipet do të drejtohen drejt fshatit Gllumovë, ku janë gjetur edhe dy trupa tjerë të pajetë. Sipas informacioneve të para, gjithë të vdekurit kanë qenë në lidhje familjare”, njoftojnë nga Prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat