Këto lagje të Shkupit nesër s'do të kenë rrymë

Shkupi

Këto lagje të Shkupit nesër s'do të kenë rrymë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 19:41
Ilustrim

Pa energji elektrike nesër prej orës 07:30 deri në ora 14:30 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Sonje e Epërme, në komunën Sopishte.

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjetin.

Pa rrymë prej orës 09:00 deri në ora 13:00 do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Sonje e Poshtme, në komunën Sopishte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat