Diplomatë nga Çekia dhe Sllovenia do të vizitojnë Maqedoninë - Bota Sot
Diplomatë nga Çekia dhe Sllovenia do të vizitojnë Maqedoninë

Shkupi

E shtunë, 17 nëntor 2018

Diplomatë nga Çekia dhe Sllovenia do të vizitojnë Maqedoninë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:23
Shkup

Në vizitë pune të përbashkët në Republikën e Maqedonise sot do të arrijë zëvendës ministri për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga Republika Çeke, Jakub Dur, dhe sekretari shtetërorë në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga Republika Sllovene, Iztok Miroshoic.

Përfaqësuesit e lartë çek dhe sllovenë nga MPJ do të mbajnë takim me sekretarin shtetërorë të MPJ të Maqedonisë, Viktor Dimovski që do të flasin për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, gjendjen e politikës së brendshme në vend dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Siç u tha nga MPJ e Maqedonisë, në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e lartë të Çekisë dhe Sllovenisë do të realizojnë mbledhje edhe me zv.kryeministrin e Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështjet evropiane , Bujar Osmani.

Dur dhe Miroshiq do të mbajnë leksione të përbashkëta para studentëve nga Departamenti i Shkencave Politike në Fakultetitn Juridik “Justinija Prvi” në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test