Shkupi pjesë e videospotit global për Orën e planetit Tokë - Bota Sot
Shkupi pjesë e videospotit global për Orën e planetit Tokë

Shkupi

Shkupi pjesë e videospotit global për Orën e planetit Tokë

Më: 1 mars 2018 Në ora: 13:13
Ilustrim Shkupi

Në prag të aksionit më të madh ekologjik botëror Ora e planetit Tokë, sot ekipi i kësaj lëvizje zyrtarisht e promovoi videon globale nga fushata botërore e marketingut në të cilin paraqitet edhe një insert nga Shkupi.

Ora e planetit Tokë, e cila do të mbahet më 24 mars në orën 20:30, paraqet aksion më të madh ekologjik botëror, i cili ka për qëllim përmes shkyçjes simbolike të ndriçimit në periudhën prej një ore të japë porosi të fuqishme për shpëtimin e planetit.

Sporti reklamues sot promovohet në nivel global nën moton “Lidhu me planetin”, e cila është motoja e këtij viti në aksionin botëror ekologjik Ora e planetit Tokë, aksion i Fondit botëror për natyrë WWF.

“Më gëzon ajo që WWF dhe ekipi global i Orës së planetit Tokë edhe njëherë e njeh punën të cilën e investuam për këtë aksion në Maqedoni dhe e vendosën Shkupin në spotin i cili shfrytëzohet për promovimin e këtij brendi botëror ekologjik nëpër tërë botën. Mendoj se përveç se japim porosi të fuqishme për shpëtimin e planetit, ky aksion paraqet edhe një mundësi të shkëlqyer për promovimin e vendit tonë”, deklaroi Gjorgji Selkov nga zyra e Orës së planetit Tokë në Maqedoni.

Më 24 mars në orën 20:30 sipas kohës lokale, në errësirë do të mbesin mbi 8.000 qytete në më shumë se 180 shtete në mbarë botën dhe mes tyre edhe Maqedonia. Ora e Planetit Tokë filloi si ngjarje simbolike në Sidnei në vitin 2007, ndërsa tani shënohet në më shumë se 180 vende dhe territore si moment global i solidaritetit për planetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test