Bartol: Shkupi zgjodhi anëtarësimin në NATO - Bota Sot
Bartol: Shkupi zgjodhi anëtarësimin në NATO

Shkupi

Bartol: Shkupi zgjodhi anëtarësimin në NATO

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:31
Shefi i Zyrës së NATO-së në Shkup, Gorazd Bartol - George Ivanov

Shefi i Zyrës së NATO-së në Shkup, Gorazd Bartol deklaroi sot se dyert e NATO-së për Maqedoninë janë të hapura.

Sipas tij, porosia e NATO-së është që secili shtet sovran ka të drejtë të zgjedh rrugën që dëshiron, kurse Shkupi zgjodhi anëtarësimin në aleancën veri-atlantike.

Prandaj, Bartol u shpreh se dëshirojnë që këtë vend ta përshëndetin si anëtari i 30-të i NATO-së.

Njiherit, Bartol e përshëndet edhe arritjen pozitive të vendit, pas marrjes së udhëzimit pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat