Thuajse tre vite pa asnjë gjobë nga policia e komunikacionit në Haraçinë - Bota Sot
Thuajse tre vite pa asnjë gjobë nga policia e komunikacionit në Haraçinë

Shkupi

E mërkurë, 17 tetor 2018

Thuajse tre vite pa asnjë gjobë nga policia e komunikacionit në Haraçinë

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 19:41
Ilustrim

Kontrolli i brendshëm pranë MPB-së dje ka vërtetuar se policët nga Njësiti policor i Haraçinës nuk kanë shkruar asnjë gjobë që nga nëntori i vitit 2015. Të premten e kaluar në Haraçinë janë dërguar shërbime të MPB-së, që kanë konstatuar se nuk ka regjistra, ndërsa dje në terre ka dalë edhe kontrolli i brendshëm i kësaj ministria.

“Në NJP Haraçinë ende nuk ka regjistra, nuk ka pasur edhe më herët. Këtë e them me përgegjësi të plotë, në interes të shërbimit dhe tërë publikut”, thotë Dejan Sazdov, kryetar i Sindikatës së pavarur për polici të komunikacionit – Shkup.

Nga ana tjetër MPB sqaron se gjatë muajve të kaluar në rrugën drejt Haraçinës janë shqiptuar 54 gjoba, por nuk sqaruan nëse këto masa janë ndërmarrë nga policë të NJP Haraçinë ose kolegë nga njësi tjera rajonale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test