12 aksidente dje në Shkup, një person humb jetën - Bota Sot
12 aksidente dje në Shkup, një person humb jetën

Shkupi

E martë, 16 tetor 2018

12 aksidente dje në Shkup, një person humb jetën

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 10:44
Ilustrim

Gjithsej 12 aksidente në komunikacion ka ndodhur në 24 orët e kaluara njoftojnë nga SPB Shkup. Në njërën prej aksidenteve të ndodhura ka humbur jetën një person, një këmbësor ka marr lëndime të rënda trupore, ndërsa një ka marr lëndime të lehta trupore.

Nga SPB Shkup njoftojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh shkelës të ligjit. 51 vozitës janë sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë dhe një vozitës ka kaluar në semaforin me ngjyrë të kuqe, dy vozitës për sjellje jo të rregullt, një vozitës ka bërë tejkalim jo të duhur, si dhe dy vozitës të motoçikletave për mos mbajtjen e kacketës mbrojtëse.

Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësor për tejkalim të rrugës në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e merimangës, janë ngritur 52 vetura. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test