Dy vëllezër godasin njëri-tjetrin në Fier për motive pronësie

Shqipëria

Dy vëllezër godasin njëri-tjetrin në Fier për motive pronësie

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Fier për shkak të një konflikti për motive pronësie.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç.

Siç bën të ditur policia, dy vëllezërit janë arrestuar pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.

Ata janë banues në Peshtan Bregas të Fierit dhe janë arrestuar në flagrancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat