Skema e rimbursimit të barnave anti-Covid, qytetarët: E pamjaftueshme, kush të jep ilaçe me 1600 lekë?

Shqipëria

Skema e rimbursimit të barnave anti-Covid, qytetarët: E pamjaftueshme, kush të jep ilaçe me 1600 lekë?

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:45
Foto

Trajtimi ambulator për pacientët me Covid do të jetë falas për pacientët që janë konfirmuar zyrtarisht si bartës të virusit, ndërsa personat e dyshuar nuk përfitojnë, pavarësisht shenjave dhe medikamenteve të njëjta me rastet Covid pozitiv. Qytetarët shprehen se vlera e rimbursimit nuk është e mjaftueshme, pasi çmimet e ilaçeve janë tepër të larta.

Pacientët të cilët do të përfitojnë nga rimbursimi i ilaçeve për Covid, do të jenë vetëm ata që janë konfirmuar zyrarisht si Covid pozitiv.

Duke marrë parasysh faktin se përgjigjja e tamponëve në Shqipëri vonohet disa ditë, duket se rimbursimin nuk do e përfitojnë dot të gjithë. 

Në udhëzuesin e lëshuar nga Fondi i Sigurimit të shëndetit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor është afishuar edhe lista e barnave që do të rimbursohen.

Por qytetarët thonë se shuma e vënë në dispozicion nga qeveria është e pamjaftueshme, duke u nisur nga çmimi i konsiderueshëm i ilaçeve.

“Nuk është e mjaftueshme.”

“Nuk është e mjaftueshme aspak.”

“Shumë shtrenjtë, ka njeri që i merr, ka njeri që nuk i merr. Unë që jam vetëm me një invaliditet të vajzës, çfarë të bëj më përpara?”

“Vendimi shumë i vonuar dhe nuk është i mjaftueshëm.”

“Kush ti jep ato ilaçe me 16 mijë lekë?”

Veç ilaçeve, qytetarët thonë se më së shumti u rëndojnë edhe vizitat te mjeku.

Në skemën e rimbursimit  të parashikuar nga qeveria përfshihet trajtimi ambulator për fazën e lehtë të sëmundjes dhe fazën e moderuar, përkatësisht 1650 dhe 10900 lekë.

Në vëzhgimin e bërë më herët nga Ora News, rezulton se vetëm për fazën e parë duhen rreth 2000 lekë për medikamentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat