Miratohet udhëzimi, Ministria i jep fund shqetësimeve të biznesit për bllokimin e llogarive

Shqipëria

Miratohet udhëzimi, Ministria i jep fund shqetësimeve të biznesit për bllokimin e llogarive

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:46
Foto

Merr fund shqetësimi i shoqatave e biznesit mbi bllokimin e llogarive bankare. Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron Udhëzimin 44 datë 09.11.2020 “Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Pas letrës të shoqatave të biznesit ndaj udhëzimit të procedurave tatimore, ku ligji parashikon cenimin e llogarive personale të ortakeve dhe administratorit, lidhur me detyrimin tatimor të kompanisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar një njoftim për shtyp në faqen e saj zyrtare.

“Saktësimet e bëra në këtë Udhëzim u kërkuan të adresojnë dhe unifikojnë problematikën e ngritur nga bankat dhe tatimpaguesit, për mënyrën e operimit të administratës tatimore, në lidhje me mbledhjen me forcë të detyrimeve, ku janë konstatuar praktika të ndryshme në rajone të ndryshme apo për tatimpagues të ndryshëm”, thuhet në një njoftimin e ministrisë.

Më tej bëhet e ditur se “për të sqaruar komunitetin e biznesit, udhëzimi vjen në linjë me ligjet në fuqi pasi është një akt juridik shpjegues dhe nuk shkon në asnjë rast jashtë kompetencave që njeh ligji. Për të eliminuar çdo mundësi keqinterpretimi dhe paqartësi të panevojshme, duke konsideruar maksimalisht shqetësimin e ngritur nga grupet e interesit, Ministria e Financës dhe Ekonomisë saktëson këtë çështje me Udhëzimin nr. 44, me disa ndryshime dhe shtesa sipas dokumentit në aneks”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat