Mjeku i njohur preket nga koronavirusi: Ju tregoj me çfarë po e luftoj!

Shqipëria

Mjeku i njohur preket nga koronavirusi: Ju tregoj me çfarë po e luftoj!

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:55
Arjan Mezini

Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini ka pohuar se është infektuar me koronavirus, edhe pse sqaroi se është në ditët e fundit të rikuperimit. Mes të tjerash, ai tregon se çfarë trajtimesh mjekësore po merr për ta luftuar sëmundjen.

Edhe prej muajsh ka qenë në vijën e zjarrit, duke u përballur me të sëmurët me Covid, mjeku beson se infeksionin nuk e ka marrë në ambientet e spitalit.

“Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur t’i shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm”, tha ai për Abc news. Mjeku më tej thotë se virusin e kaloi në një formë të lehtë, me temperaturë dhe pak dhimbje muskulare.

“Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë pak më shumë se të lehtë. Me temperaturë dhe dhimbje muskulare dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina dhe ibuprofen”, tha Mezini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat